fbpx

Donaldi tregon takimin me Beatrixën nga e kaluara, para se të takoheshin në BB VIP!

HomeMagazina

Donaldi tregon takimin me Beatrixën nga e kaluara, para se të takoheshin në BB VIP!

Donaldi ka rrëfyer së fundmi një histori që i ka ndodhur me Beatrixën, kur ata nuk ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”. Ai ka treguar se e ka parë në verë dhe këngëtarja ka qenë e vetmja që nuk ka qeshur me batutën e tij. Më pas, shumë i kuriozuar i ka kontrolluar Instagramin.

“Në qershor isha diku ku kishte shumë salla montazhi dhe Trixa ishte diku aty. E njihja kush ishte por nuk ishim përshëndetur ose nuk kishim marrëdhënie shoqërore. Ishte me disa të tjerë para kompjuterit dhe unë jam futur për të marrë çakmakun dhe bëj një batutë si ato të miat. Dhe Trixa ishte e vetmja që nuk e ktheu kokën. Jam fut te Instagrami i saj dhe e kam parë. Ajo nuk e di këtë“, u shpreh Donaldi.

Sa i përket lidhjes brenda shtëpisë, aktori zbuloi momentin kur filloi të ndjente.

“Kur erdhi këtu më pëlqeu se është shumë vajzë e bukur. Më dukej sikur të dy ishim dy PiterPana. Ajo çohej, kërcente, këndonte rreth e rreth gjithë kohës, thosha “Uu sa energjike”. Më ka bërë përshtypje historia që ajo ka treguar për një lidhje që ajo ka pasur, kuptova dhe për karakterin e vetë. Doja ta kisha atë gjënë sepse e di që është njeri e përkushtuar. Te dhoma e dënimit kur kemi qenë të gjithë bashkë dhe kjo kishte ftohtë, unë i hodha një batanije dhe sikur e përqafova pak. Dhe te ai përqafimi ndjeva një si kështu ndjenjë limoni, thashë “Ta shtrydh një herë”. Aty nisi pëlqimi”, tregoi Donaldi.

COMMENTS

x