Deputetja ukrainase: “Unë qëndroj me Kosovën, Presidente Vjosa Osmani, Ukraina ju mbështet”

HomeLajmeKosovë

Deputetja ukrainase: “Unë qëndroj me Kosovën, Presidente Vjosa Osmani, Ukraina ju mbështet”

Deputetja ukrainase, Inna Sovsun ka thënë se Serbia po e imiton Rusinë në Ukrainë me tensionimin e situatës në kufirin me Kosovën.

Sovsun shkroi në Twitter se Serbia dëshiron ta kapë Kosovën sikurse Rusia Ukrainën.

“Të shtënat në kufirin e Serbinë me Kosovën janë një përshkallëzim i konfliktit të vjetër. Dëshira e madhe e Serbisë për ta kapur Kosovën me forcë është një imitim i dëshirës së Rusisë për ta kapur Ukrainën”, shkroi ajo.

“Unë qëndroj me Kosovën. Presidente Vjosa Osmani, Ukraina ju mbështet”, shtoi Sovsun.

COMMENTS

x