DASH mirëpret vendimin e parlamentit maqedonas: Një BE që përfshin të gjithë Ballkanin do të jetë më e begatë

HomeLajmeBota

DASH mirëpret vendimin e parlamentit maqedonas: Një BE që përfshin të gjithë Ballkanin do të jetë më e begatë

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka mirëpritur vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për votimin e propozimit francez dhe ndërmarrjen e hapave të ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE.

Përmes një qëndrimi, Departamenti i Shteti tha se i njohin kompromiset e vështira të konsideruara në këtë rast, i cili sipas tyre, njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhen maqedonase.

“Vendimi vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, bashkë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i bëgat”, thuhet në qëndrimin e Departamentit të Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se tani është koha për të ndërtuar momentum dhe për të punuar në hapat e ardhshëm.

Kujtojmë se sot me 68 vota për, kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar propozimin francez, që i hapë rrugë anëtarësimit të këtij vendi në BE.

COMMENTS

x