fbpx
HomeLajmeKosovë

197 të shëruar dhe 190 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 190 raste të reja me koronavirus derisa janë shëruar 197 pacientë.

Në IKSHPK janë testuar gjithsej 443 mostra të dyshuara për koronavirus, shkruan lajmi.net.

Kështu numri total i rasteve pozitive është 10059, prej tyre 315 raste të vdekjes.

Së këndejmi, numri i të shëruarve me 197 pacientët e shëruar gjatë 24 orëve të fundit ka shkuar në 5677 raste – kurse 4067 raste mbesin aktive.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

197 TË SHËRUAR DHE 190 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 443 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.059raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.

COMMENTS