19 orë e 24 minuta janë videot që Serbia shantazhonte Hashim Thaçin – Naim Miftari lëshon “bombën”: Ja vendet ku u takuan me UDB-në!

2 minutes, 26 seconds Read

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili tash po mbahet i burgosur nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.

Në kohën kur Thaçi ishte presidenti Kosovës, ai ishte treguar jashtëzakonisht i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Madje ishin pajtuar edhe për ndarjen e Kosovës, konkretisht veriun e Kosovës që ta merr Serbia.

Por, kundër kësaj ndarje kishin reaguar shtetet e Botës, nga SHBA e deri tek Gjermania.

Miftari thotë se Thaçi ishte i shantazhaur dhe i zënë ngushtë me dosjet e UDB-së.

“Hashim Thaçi ishte i shantazhuar i zënë ngusht nga dosjet e UDB-së serbe dhe nga dosjet e shefave të tij nga DGSE Franceze. Ai shantazhohej hapur nga Ivica Daciqi i cili posedonte dhe posedon edhe sot (nuk ësht i vetmi) video inçizime të UDB-së të filmuara në katin i dytë të ndërteses së DBS në Prishtinë, në Beli Dvor – Gracanicë, në Trojk – Leposaviq, dhe në Narcis të Brezovicës”, thotë Miftari.

Ai shton se, janë mbi 19 orë këto video inçizime.

“Këto inçizime janë mbi 19 orë e 24 minuta, ku tregojnë vëllain e Hashim Thaçiq dhe një pjesëtaër tjetër të UÇK-së nga rajoni i Drenicës, spiunimin për UDB rregullisht. Ata me vite e përcillnin aktivitetin e familjes së komandantit Adem Jasharit dhe komandantë të tjerë të UÇK-së, si Sulltanin, Davidin, 10-shin, 11-shin, Dilin, Sandokanin, Fehmiun dhe përmes këtyre UDB-ja kishte arritur që t’i kapte pastaj gjallë bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, luftëtarin Besim Ramën më 1997 dhe një ushtarë tjetër në një prit gjatë një aksioni në Drenicë, në fshatin Galicë, ku edhe filloi fizikisht shkatërrimi brenda dhe eliminimi i komandantëve real të luftës për të hapurr rrugë dhe për t’ia mundësuar pastaj profiterëve të luftës, e disa edhe bashkëpunëtorë të sigurimit serb, kontrollimin dhe marrjen e UÇK-së, LPK-së dhe sidomos marrjen nën kontroll të financave të tyre”, shton Miftari.

Ai përmend edhe dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së nga Serbia gjatë kohës së lufës.

“Dënimi i shekullit nga gjyqtarja serbe Danica Markoviq, në mungesë të pjesëtarëve të UÇK-së të cilëve iu mundësua ikja në perëndim ishte lojë e UDB-së, e cila kishte disa bashkëpunëtorë në mesin e të dënuarëve dhe UDB-ja serbe i ndihmoi me dokumente disa që të fitonin azilin politik në perëndim. Herët a vonë, këto gjëra do të qartësohen dhe do të del kjo e vërtetë e hidhur publikisht”, përfundon Naim Miftari.

Publikime te ngjashme