fbpx
HomeLajmeKosovë

13 persona të vdekur nga koronavirus në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 13 persona nga koronavirus.

IKSHPK ka bërë të ditur se kanë humbur betejën me kronavirus 13 persona, ndërsa janë infektuar 225 persona.

Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.

Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815./gazetametro.net

COMMENTS

x