Kosovë
Osmani: Dy vendet tona tashmë po negociojnë nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë
Një takim i shkëlqyeshëm me Presidentin e Zvicrës, z. Guy Parmelin.
Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinjë të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.
Dy vendet tona tashmë po negociojnë nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe kjo do të zgjerojë lidhjet tona ekonomike të cilat tashmë kanë ngritje të madhe falë mërgatës sonë të jashtëzakonshme. 🇽🇰 🇨🇭
