fbpx

Maturantët protestë para ministrisë së Arsimit: Të përsëritet testi me zgjedhje

HomeLajmeKosovë

Maturantët protestë para ministrisë së Arsimit: Të përsëritet testi me zgjedhje

Maturantët në të gjithë vendin dhanë dje provimin e fundit të maturës shtetërore, lëndën me zgjedhje, ndërsa e konsideruan testin të vështirë.

Sot maturantët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit. Disa prej tyre që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, shprehen se pyetjet ishin jashtë programit.

“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë ccka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, tha një maturante.

Një ditë më parë janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10. Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është

COMMENTS

x