​PDK i përgjigjet degës në Drenas: Lladrovci do të rikandidohet për kryetar komune

HomeLajmeKosovë

​PDK i përgjigjet degës në Drenas: Lladrovci do të rikandidohet për kryetar komune

Partia Demokratike e Kosovës në qendër, nuk e pranon vendimin e Degës së Drenasit për të kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës.

Përmes një komunikate për media, PDK thotë se është vendimi i partisë për të rikandiduar të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisin dhe njëjtë do të bëjnë edhe me Ramiz Lladrovcin.

Ky është reagimi i plotë i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht Kryesia Qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo.

PDK e ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik.

Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur.

PDK vlerëson punën e secilës Degë në të gjitha komunat e vendit, iniciativat dhe përkushtimin e tyre rreth mobilizimit të strukturave për të përgatitur ofertat më të mira për qytetarët e Kosovës, por, sa i përket komunave ku PDK udhëheqë, Kryesia Qëndrore tashmë ka thënë fjalën e saj përfundimtare.

COMMENTS