Tragjedi në Istog: Gruaja e policit dyshohet se kreu vetëvrasje, zbardhet ekzistenca e një letre

1 minute, 18 seconds Read

Një grua e re ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armë zjarri sot në Istog.

Burimet e Insajderit brenda ekipi hetues, bëjnë me dije se dyshimet e para janë që e njëjta ka kryer vetëvrasje dhe se para aktit ka lënë edhe një letër të shkruar.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Bashkëshorti i saj, oficer policie, nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe kjo është konfirmuar edhe përmes kamerave të sigurisë që çifti ka instaluar kohë më parë në pronën e tyre.

Spitali i Pejës, po ashtu ka konfirmuar se ka vdekur gruaja e plagosur nga arma e zjarrit në Istog.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se, nga spitali janë bërë përpjekjet maksimale për t’ia shpëtuar jetën pacientes, por që ka rezultuar pa sukses.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot kemi pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes. Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës”, thuhet në njofitm.

Publikime te ngjashme