SHBA-ja synon ta “fortifikojë” Ballkanin Perëndimor

0 minutes, 49 seconds Read

Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim. Masa vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, thonë analistët.

Kjo pasi jo më larg se muajin e kaluar inteligjenca amerikane publikoi një raport ku tha se Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndër etnike gjatë vitit 2024, shkruan REL.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Raporti i zyrës së drejtorit të Inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëroi se udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorët e jashtëm përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon.

Publikime te ngjashme