Në Serbi paralajmërojnë se pikat kufitare me Kosovën i bllokojnë nesër nga ora 18:00, përveç Konçulit

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës. Rojeviq tha për agjencinë Beta se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë kalimet nga […]

Albin Kurti takon Enver Petrovcin: Pata kënaqësinë ta vizitoj pas qëndrimit të tij në spitalet e Prishtinës e Stambollit për shërim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar aktorin e madh shqiptar, Enver Petrovci, pas disa problemeve shëndetësore që ka pasur së fundmi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes publikimit të disa fotografive në Instagram, ku shihet teksa e ka vizituar aktorin e mirënjohur në prani të familjarëve të tij. Në postimin e […]

‘Nostradamusi i presidencialeve’ – historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Historiani Allan Lichtman më në fund ka zbuluar parashikimin e tij për fituesin e zgjedhjeve të vitit 2024, pasi ka përcaktuar se Kamala Harris “ka përmbushur objektivat kritike për fitoren”. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për profesorin i Universitetit Amerikan, 77 vjeç, që ka krijuar modelin e tij zgjedhor që ka parashikuar […]

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Në objektin, që strukturat ilegale serbe e shfrytëzuan deri më 30 gusht, si komunë paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veriun e Serbisë, Policia e Kosovës sot ka vendosur flamurin, simbolin shtetëror të Kosovës. Siç njofton gazetarja e Telegrafit nga Mitrovica, Blinera Mehmeti, policia gjithashtu ka larguar materialet dhe gjësende të tjera që ishin brenda […]

Ish-diplomati serb: Vuçiq e dërgoi Vulinin në takim me Putinin, ai i raportoi për vizitën e shefit të CIA-s e Macronit

Nebojsha Vujoviq, ish-diplomat në Serbi thotë se Aleksandar Vulin ka shkuar me një mision të veçantë në takim me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas Vujoviq-it, Vuciq ia ka bërë gati një çantë me informacione Vulinit të cilat ai kishte për mision tija përcillte Moskës. “Aleksandar Vulin shkoi në Moskë e u takua me presidentin rus […]

Koci: Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, besoj javën tjetër do të udhëtoj në Turqi

Avokati kosovar, Arianit Koci, i cili është edhe përfaqësues ligjor i familjes së Liridon Rexehpit, të riut kosovar që është arrestuar në Turqi nën dyshimet se i njejti ka kryer shërbime për “Mossadin”, ka treguar se Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Stamboll. Koci për FRONTAL të T7 ka thënë […]